Shteti i Gjermanisë, nuk do ta braktis Kosovën në një luftë diplomatike ku Prishtina zyrtare do të unifikojë partneritetin rajonal dhe ndërkombëtar për mallëra të përbashkëta me organizatën CEFTA.
Kosova ka pasur probleme të vazhdueshme me Serbinë për mbledhje të përbashkëta me CEFTA-n, të cilën e sponzorizon Berlini në mënyrë që malli dhe shkëmbimi të jenë elementët e parë që do t’i ofrojnë popujt ballkanik në një hekurudhë drejt BE-së, për çka kjo e fundit ka paguar 6 miliardë euro për gjashtë shtetet organizatës , si vende të Ballkanit Perëndimorë.
Serbia i ka shkaktuar dëme Kosovës në procesin e eksportit të produkteve vendore të cilat përfaqësoheshin me dokumentacion logoje “Republika e Kosovës”, proces që është mbuluar nga UNMIK-u, nën rezolutën 1244.
Bllokada ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë ka çuar te rreziku që Berlini ta akuzojë Kosovën për mos bashkëpunim rajonal, pengesa të cilat Kosovën e izolojnë nga ekonomia rajonale.
Kalkulimi gjerman për përjashtimin eventual të Kosovës nga marrëveshja tregtare për shkëmbime rajonale, do ta bënte Kosovën të izoluar edhe në tregun e BE-së, duke i dhënë avantazhe Serbisë në fuqizim ekonomik përmes kanaleve ilegale të zhvillimit drejt Kosovës.
Nuk është rastësi që Kosova po e i mbyll me kubëza betoni të rëndë shtigjet ilegale të zhvillimit të bizneseve me Serbinë në veri dhe në jug nga tregtimi i bagëtisë deri te mallërat e shportës qytetare.
Berlini kërcënon, Qeveria nuk jep shenja për de bllokim të mallërave të Serbisë
Derisa Berlini është shumë më aktiv se Qeveria Kurti për ta tërhequr Kosovën për hunde në aktivitetet e organizatës për tregti të lirë, në Prishtinë nuk ka asnjë lajm se po ndodh diçka pozitive në raport me kërkesat gjermane.
I pyetur nëse Qeveria do ta zhbllokojë procesin, mbrëmë Ministri Liburn Aliu, nuk ka mund të jep asnjë detaj nëse ka diskutime brenda spektrit qeveritar për qëndrime ndaj procesit të Berlinit që do të ndodh këtë muaj .
Ministri Aliu, më shumë ka lënë të kuptohet se nuk është as i informuar rreth presionit gjerman për procesin e Berlinit dhe CEFTA-s, se sa që ka mundur të jep informacione se çka do të ndodh me Kosovën në Berlin?
Eksperti ekonomik, Safet Gërxhaliu ka drojën e përjashtimit të Kosovës nga procesi dhe nëse kjo ndodh sipas tij, Kosova do të varfërohet akoma më shumë edhe tani që jemi nën “masa” të BE-së si nocion identifikues me sanksione ndaj Kosovës.
Kosova në indeksin e World Statics ka dalë e fundit në Ballkan me varfëri dhe pas saj është vetëm Ukraina e cila është në luftë me Rusinë për më shume se dy vite.
Në vazhdimësi Gërxhaliu sheh rrezikun e përjashtimit të Kosovës nga procesi i Berlinit , pas të cilit do të nisin edhe koncesione tjera ekonomike dhe politike që shtetin e çojnë në kolaps .
Edhe eksperti ekonomik Selatin Retkoceri e sheh rrezikun e përjashtimit nga CEFTA, pas të cilit Kosova humb afër një miliardë euro në vit.
“Në vend që ta ngrisim përformancën e shtetit, ne do ta degradojmë atë sepse Qeveria nuk është aktive në procesin e vendim marrjes se çka do të ndodh nëse përjashtohemi nga Procesi i Berlinit.
A jemi ne shtet ku vendet tjera lobojnë për ne, ku vendet tjera flasin për ne dhe na tërheqin për hunde në orientime ekonomike e politike”, Thotë Retkoceri, duke parë se ekonomia e Kosovës veç ndodhet në kolaps./Telegram News