Përballja me inflacionin/ Murati thotë se asnjë qeveri në rajon nuk i ka mbështetur më shumë qytetarët e bizneset

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se rritja e kostos së jetesës ka qenë njëra nga sfidat globale të cilës sipas tij, as Kosova nuk kishte se si t’i ikte.

Por që sipas Muratit, masat që ka ndërmarrë Qeveria përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e cila sipas tij, u konfirmua edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Ministri në Facebook renditi edhe një listë me masat siç tha ai “më të rëndësishmet”, përcjell TelegramNews.

“Lista e masave është shumë e gjatë, por po i listoj disa më të rëndësishmet:

Kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për mbi 200 mijë familje

Kemi subvencionuar dhjetëra mijëra familje në blerjen e pajisjeve efiçiente dhe izolimin e shtëpive

Kemi subvencionuar importin e energjisë elektrike, ashtu që jo i gjithë impakti të bartet tek qytetari – Kosova vazhdon të ketë çmimin më të lirë për kËh në Evropë

Kemi dyfishuar, e në disa kultura edhe trefishuar, subvencionimin në bujqësi

Kemi mbështetur pensionistët, studentët dhe fëmijët me pagesa shtesë, më shumë se njëherë

Kemi dyfishuar e trefishuar shtesat për fëmijë

Kemi miratuar Ligjin e Pagave në sektorin publik, ku qysh në vitin e parë janë alokiar 114 milionë euro buxhet shtesë

Kemi rritur pagën minimale në 350 euro nga 130/170 euro sa ishte, përkundër vonesave e bllokadave nga opozita

Kemi miratuar Ligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, për të mbuluar deri në 20% rritjen e kostove të ndërtimit

Kemi subvencionuar kredite investuese për të rritur prodhimin vendor

Kemi mbështetur bizneset me masa për punësimin e të rinjve përmes platofrmës Superpuna – nëse nga një familje janë punësuar dy studentë, kjo ka nënkuptuar që familjes i janë shtuar të ardhurat për 528 euro/muaj

Kemi sinvencionuar rritjen e pagës në sektorin privat, ku mbi 17 punëtorë kanë përfituar

Kemi miratuar edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por që LDK, në shërbim të supermarketeve e bllokoi në Gjykatë Kushtetuese.”

“Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve për përballjen me inflacionin. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare të Eurostat dhe të agjencive përkatëse të statistikave, siç edhe mund të shihet nga grafiku që ka publikuar sot Radio Evropa e Lirë”, tha Murati.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews