Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtuesi i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi që i njëjti deklaroi se asnjë Qeveri madje as në rajon nuk i ka ndihmuar më shumë qytetarët dhe bizneset në përballjen me inflacionin.
Rukiqi në reagimin e tij e ka quajtur Muratin “propagandues kronik”, derisa ka theksuar se indikatori kyç i përkeqësimit të mirëqenies të qytetarëve në vend, vjen si pasojë e mos ndërmarrjes te asnjë mase per inflacionin.
Teksa ka renditur edhe çmimet e produkteve bazike në Kosovë, përcjell TelegramNews.
“Vec nje rikujtim, si pergjigje, per propaganduesin kronik, Ministrin e Financave. Nje qytetar i Kosves, sot shpenzon 60% te pages per produkte baze (buke, sheqer, vaj dhe qumesht) dhe barna. Kur e kane nis keta qeverisjen ne vitin 2021, per te njejtat produkte, eshte shpenzuar vetem 30% e pages. Ky eshte indikatori kyç i perkeqesimit te mireqenies te qytetareve, qe vjen si pasoje e mos ndermarrjes te asnje mase per inflacionin.
Keto jane sot çmimet e produkteve bazike në Kosovë:
o Çmimi i bukës është rritë për 50%, nga 35 cent në 50 cent
o Çmimi i qumështit është rritë për 38%, nga 88 cent në 1.21 euro
o Çmimi i sheqerit është rritë për 80% nga 70 cent në 1.25 euro
o Çmimi i miellit është rritë për 52%, nga 52 cent në 70 cent.
o Çmimi i rrymës është dyfishuar”.