Kurti: Materiali arkivor është mbajtur ilegalisht nga struktura ilegale serbe, do të përdoret për qëllime hulumtuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është bërë një bashkëpunim efikas mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, tha se materiali arkivor që është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele të Serbisë do të përdoren për qëllime hulumtuese.

“Bashkëpunim efikas ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Materiali arkivor që në masë të madhe i takon periudhës 1943-2000, e që për gjithë këto vite është mbajtur ilegalisht nga komunat paralele dhe strukturat tjera ilegale të Serbisë, pas përpunimit nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të mund të përdoret për nevoja dhe qëllime hulumtuese”, tha Kurti.

Ndërkaq Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) dje ka njoftuar se ka përfunduar transferimi (pranimi) i materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës, që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele ilegale në komunat: Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

ASHAK tha se në përputhje me mandatin ligjor, pas përpunimit dhe trajtimit të këtij materiali, në bashkëpunim me institucionet kompetente të Republikës së Kosovës do të vendosë përfundimisht për formën e administrimit afatgjatë të këtij dokumentacioni.

“Pranimi i sasisë së materialit arkivor nga komunat veriore në ASHAK, është një e arritur e jashtëzakonshme e gjithë rrjetit zyrtar arkivor në Republikën e Kosovës për shkak se tashmë kemi një progres të ndjeshëm në bashkimin e fondeve arkivore si detyrim i ruajtjes dhe administrimit efikas të kujtesës sonë kolektive, për çka ne e falënderojmë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe asistim efikas gjatë procesit të transferimit të kësaj sasie të materialit në arkivin kompetent”- thuhet në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews