Takimi me nobelisten Murad, Kurti: Kosova qëndron krah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës, Nadia Murad.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Murad i ka kthyer vuajtjet në lëvizje globale për drejtësi.

“Nder i veçantë të mirëpres në kryeministri laureaten e Çmimit Nobel për Paqe, Nadia Murad – simbol i guximit dhe qëndresës. Me vendosmëri të pathyeshme, ajo ka kthyer vuajtjet e saj në lëvizje globale për drejtësi kundër përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe mjet sistematik të gjenocidit”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka shtuar se Kosova i përkrahë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Republika e Kosovës qëndron krah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, e përkushtuar për drejtësi dhe mbështetje për secilën prej tyre”, ka shtuar Kurti. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews