Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me sqarim lidhur me mungesën e produktit Phesgo në Klinikën e Onkologjisë.
Sipas SHSKUK-së për shkak të shpenzimit të sasive, për disa ditë ka munguar Phesgo, doza, 600/600 miligramë, kurse me dozën Phsego 1200/600 miligramë, ky insituticion thotë se ka pasur furnizim në vazhdimësi.
“Për shkak të shpenzimit të sasive, sipas planifikimit të Klinikës së Onkologjisë, pra tejkalimit të shpenzimit, siç kishe planifikuar kjo klinikë, për disa ditë ka munguar ka munguar Phesgo, doza, 600/600 miligramë, kurse me dozën Phsego 1200/600 miligramë, ka pasur furnizim në vazhdimësi. Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve përtej planifikimit, Klinika e Onkologjisë ka bërë kërkesë për furnizime për tremujorin e katërt, dhe furnizimi do të bëhet javën e ardhshme. Duhet të theksojmë se pacientët kanë marrë në vazhdimësi këtë terapi, pa mungesë, kurse për shkak të shtimit të kërkesës, ka munguar disa ditë, e që janë marrë masat e menjëhershme dhe pacientët gjatë javës do ta marrin atë”, thuhet tutje./TelegramNews./