Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.
Haradinaj në Facebook ka thënë se edicioni i sivjetmë i dedikohet ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova për të cilin pati disa lëvdata.
“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit. Në edicionin e sivjetmë, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA”, tha Haradinaj.
Teksa theksoi se “mes fjalëve dhe veprave të tij s’ka pasë ndryshim”.