Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës është ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të vendit.
Rizvanolli në Facebook tha se “do të sigurohemi që KEK-u të mbetet akter kyç në sektorin e energjisë, me portfolio të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme të diellit e të erës, me fuqi punëtore të ripërtërirë e të kualifikuar”.