Ambasadori britanik: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, zhgënjyese që negociatat janë bllokuar

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

Ai në një intervistë për Kossev, ka thënë se është  i zhëgnjyer që negociatat mes vendeve janë ndërprerë.

” Megjithatë, kjo nuk do të arrihet plotësisht derisa të zbatohen të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Ohrit, si nga pala kosovare ashtu edhe nga pala serbe. Është thellësisht zhgënjyese që negociatat, aktualisht janë ndërprerë.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Hargreaves ka theksuar se është e nevojshme që qeveria e Kosovës të bëjë më shumë në mënyrë që serbët të ndjejnë se “kjo është shtëpia e tyre dhe se ata janë të sigurt se kanë të ardhme këtu”.

Ai shtoi se ekzekutivit kosovar ia kanë bërë shumë të qarta shqetësimet në lidhje me veprimet e pakoordinuara.

“Siç e dini, ne i kemi bërë shumë të qartë shqetësimet tona se disa nga lëvizjet e bëra gjatë dy viteve të fundit janë bërë me vëmendje të pamjaftueshme ndaj ndikimit që kanë në komunitetet lokale, veçanërisht ato më të cenueshme. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të koordinohet me miqtë nga bashkësia ndërkombëtare dhe të marrë parasysh shqetësimet lokale”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews