Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of European Democrats” nga Brukseli, ka organizuar seminarin ndërkombëtar me temën “BE – Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane?”, për të diskutuar marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së pas zgjedhjeve të fundit në BE dhe krijimit të institucioneve të reja të Bashkimit Evropian dhe për të shqyrtuar mundësitë që paraqet ky momentum në procesin e afrimit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në hapje të këtij seminari tha se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian e gjejnë veten në një moment kyç, kur vendimet e marra nga institucionet e BE-së si dhe nga qeveritë e rajonit, do të jenë vendimtare për drejtimin kah do të shkojë Ballkani Perëndimor për gjenerata me radhë.
“Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë” ka deklaruar Krasniqi.
Njoftimi i plotë: