Haradinaj për pushtetin: Nëse e bindin botën se drejtësia s’është e pavarur, si presin t’ia ekstradojnë Radoiçiqin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas një deklarate të deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, i cili tha Prokuroria në Kosovë është e kapur nga opozita, shkruan Telegram News.

Haradinaj thotë se ky pushtet është “i çuditshëm” meqë si kusht të dialogut e ka vendosur ekstradimin e autorit të sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiq, ndërsa deputetët e VV-së, shprehen se  drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur.

“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, thotë Haradinaj./Telegram News/

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews