Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është pritur në takim nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Jonathan ka njoftuar se në takim është diskutuar mbi ngjarjet aktuale në vend dhe për planet e AAK-së lidhur me zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.
“U takova me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në zyrat e reja të partisë së tij për të kapur ngjarjet aktuale dhe për të dëgjuar për planet e tij për zgjedhjet e shkurtit”, ka shkruar Hargreaves. /TelegramNews/