Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka folur për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për vendimet e qeverisë lidhur me aksionet në Veri të vendit.
“Ne diskutuam për shqetësimin e përbashkët të Britanisë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për aksionin e fundit të Qeverisë në Veri të Kosovës”, tha Hargreaves.
Tutje ambasadori bëri të ditur se është diskutuar për çështje bilaterale.
“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR”, ka shtuar Hargreaves. /TelegramNews/