Napoli edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e Romelu Lukakut.
Sulmuesi belg përfundimisht është larguar nga Chelsea.
Me napolitanët, kjo do të jetë përvoja e tretë e tij në Itali, pas disa periudhave huzimi te Interi dhe Roma.
Skuadra italiane ka bërë të ditur se Lukaku ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ta.
Në anën tjetër, ata kanë derdhur në arkat e skuadrës angleze 30 milionë euro, plus pesë milionë tjera bonuse.
Nga ana tjetër, Chelsea është duke punuar për transferimin e Victor Osimhen nga Napoli.