Victor Osimhen ka bllokuar tërësisht aeroportin e Stambollit.
Sulmuesi nigerian është pritur nga mijëra tifozëe të Galatasarayt në orët e para të mëngjesit të së martes.
Victor Osimhen, ilk üçlüsünü çektirdi. 🙌🏻pic.twitter.com/m6AwSdUztP
— Sports Digitale (@SportsDigitale) September 3, 2024
Marrëveshja mes gjigantit turk dhe Napolit u bë brenda disa orësh pasi u mbyll afati kalimtar i transferimeve në shumicën e ligave evropiane.
Ai u la jashtë skuadrës së Napolit pas ardhjes së Lukakut, andaj edhe ishte në kërkim të një klubi të ri.
Me afatin kalimtar të hapur ende në Turqi, Galatasaray ishte e vetmja skuadër që mundi t’i plotësojë kushtet e tij financiare.
Ai kompletoi transferimin e tij në formë huazimi falas, për sa kohë që Gala arrinë të mbulojë pagën e tij prej 10 milionë eurosh në sezon.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediumit turk “Fanatik”, skuadra turke do të paguajë vetëm 8.8 milionë euro nga paga e tij.
Galatasaray taraftarı, Victor Osimhen’i bekliyor 🟡🔴 pic.twitter.com/c0N6rhmUPs
— De Marke Sports (@demarkesports) September 3, 2024