Romelu Lukaku është gjithënjë e më afër transferimit te Napoli.
Sulmuesi belg nuk është në planet e Chelseat për këtë edicion, andaj edhe është në kërkim të një skuadre të re.
Ditë më parë u raportua se në bisedimet mes londinezëve dhe napolitanëve, është përfshirë edhe marrëveshja e shkëmbimit me Lukakun dhe Osimhen, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Marrëveshje për lojtarët është e ndarë, me Chelsean që është shumë i interesuar për ta marrë në radhët e veta sulmuesin Nigerian.
Nga ana tjetër, ata duan që me çdo kusht ta shesin Lukakun, derisa marrëveshja me Osimhen pritet të finalizohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Ndryshe, Napoli humbi këtë fundjavë me rezultat të thellë prej 3-0 ndaj Hellas Veronas.