Njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kanë njoftuar se në dy raste të ndara kanë shqiptuar gjoba kundërvajtëse ndaj dy kundërvajtësve të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast thuhet se në një video incizim të dërguar në E-mail adresën zyrtare pasagjeri i cili ndodhet në automjet shihet duke hedhur nga dritarja e automjetit një shishe qelqi në rrugë, me të cilin veprim sipas njoftimit, rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind 300 euro.
Derisa në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje.