Një personit në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit ia kanë goditur veturën me katër plumba derisa ishte duke vozitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet tutje në raport. /TelegramNews.com.