Ferizaj ka vazhduar me performanca dhe fitore në Superligë.
Pasi e mposhti Dukagjinin, tani Ferizaj triumfoi edhe ndaj Gjilanit 1:2 në udhëtim, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.
Ishte Sadriu që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
E një minutë para fundit të pjesës së parë Abdul shënoi për 0:2, duke i dhënë qetësinë skuadrës së tij para fillimit të fraksionit të dytë.
Senad Jarovic ngushtoi epërsinë në minutën e 72-të, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin vendasit.
Deri në fundin e takimit, Gjilani mori dy kartonë të kuq.
Me këtë fitore, Ferizaj tani shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e shtatë.Në anën tjetër, Gjilani zbret në vendin e tetë me nëntë pikë të grumbulluara.