Se Armando Broja nuk është fare në planet e trajnerit të ri të Chelseat, Enzo Maresca u vërtetua edhe sot.
Ai e ka larguar tërësisht nga ekipi i parë sulmuesin shqiptar, duke e dërguar atë me ekipin e grupmoshave U21.
Përveç Brojës, janë edhe Romelu Lukaku, Trevor Chalobah dhe David Datro Fofana që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.
Të gjithë këta futbollit janë urdhëruar që të zbresin me ekipin e grupmoshave derisa të gjejnë një skuadër të re, ku do të vazhdojë karrierën.
Kujtojmë që për Brojën, interesim ka nga Milani, Juventusi, Everton Ëolverhampton, mirëpo nuk ka ende asgjë konkrete.