Ani pse arritën transferimin e Kylian Mbappes me parametra zero, Real Madridi po vazhdon “gjahun” për lojtarë të rinj.
Alphonso Davies është lojtari i fundit tek i cili madrilenët i kanë vënë syrin.
Mbrojtësi i majtë është në vitin e fundit të kontratëns me Bayern Munchen, andaj edhe ofertat janë të shumta për të.
Nga ana tjetër, bavarezët po tentojnë ta blindojnë yllin e tyre me kontratë të re, me Real Madridin që ka bërë disa ofertë në drejtim të tyre – por të refuzuara nga bavarezët.
Kësisojë, “Los Blancos” kanë vendosur të përdorin “asin” e tyre.
Ata kanë aktivizuar Vinicius Junior, që ta bind Davies t’i bashkohet Real Madridit në verën e vitit 2025.
Mediumi spanjoll “Defensa Central” ka raportuar se anësori brazilian, gëzon miqësi me kanadezin, andaj ai i ka kërkuar atij që të transferohet si lojtari i lirë verën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.
Ndryshe, Davies vlerësohet plotë 50 milionë euro nga faqja e specializuar për statistika “TransferMarkt”.