Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët të akuzuar për korrupsion

D.H dhe I.I janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare sot në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ngarkohen se i kanë fshehur urdhëresast e gjykatës, duke ua mundësuar të dënuarve t’i shmangen dënimit me burg apo kryerjes së pagesave në emër të dënimit me gjobë.

Deklarimin rreth fajësisë dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës.

Pasi që dy të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, gjykatësja i njoftoi mbrojtësit e tyre për të drejtën e kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës.

Dy avokatët kërkuan që klientëve të tyre t’iu ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, duke garantuar që procedura penale do të zhvillohet pa asnjë pengesë.

Mbrojtësi i të akuzuarit I.I, avokati Muharremi tha se edhe vetë prokurori me rastin e ngritjes së aktakuzës nuk ka propozuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Propozimi i dy avokatëve nuk u kundërshtua nga prokurori, mirëpo gjykatësja njoftoi se mbetet në fuqi vendimi i datës 26 korrik 2024 përmes të cilit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak dy të akuzuarve.

Ndërkaq sipas aktakuzës, nga data 4 prill 2022 e deri më 26 janar 2024 në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, D.H në pozitën e bashkëpuntorit profesional në zyrën e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe I.I në pozitën e referentit në zyrën e ekzekutimeve të sanksioneve, në bashkëkryerje nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Çështja penale ndaj dy të akuzuarve është deleguar në kompetencë të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren pasi që dy të akuzuarit janë punonjës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila është shpallur jokompetente për të vazhduar me rastin. /BetimipërDrejtësi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews