Kurti: Vizitat e zyrtarëve shtetërorë në veri nuk janë kundër askujt, janë të domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në hyrje të mbledhjes së Qeverisë ka komentuar vizitën e djeshme në veri të vendit, përcjell TelegramNews.

I pari i Qeverisë tha se këto vizita nuk janë kundër askujt, përkundrazi sipas tij, janë të domosdoshme për t’i kuptuar nevojat e qytetarëve që jetojnë atje.

“Vizitat tona, të zyrtarëve shtetërorë ne këto komuna nuk janë kundër askujt. Ato në fakt janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kan,ë pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria e jonë angazhohet që nga dita e parë e saj, Pikërisht për të kuptuar se sa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk  janë bërë në dy dekada, po u shtohen shërbime që kanë munguar qytetarëve”, tha kryeministri.

Më tej, për mbylljen e objekteve ku operonin strukturat ilegale, Kurti tha se “në ato objekte do të funksionalizohen njësia për patent shoferë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit e Infrastrukurës, Qendra për punë Sociale në kuadër të Ministrisë së Punës, Financave dhe Transfereve, pastaj shërbimi për regjistrimin e automjeteve e shërbime të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë e Tregtisë, e të Ministrisë për Komunitetet dhe Kthim”.

Derisa theksoi se Qevevria e Kosovës nuk po i kufizon shërbimet por po i ofron shërbimet tek qytetarët pa dallim.

“Qeveria jonë nuk po mbyll zyre, përkundrazi qeveria jonë po hap zyre, nuk po i kufizon shërbimet përkundraz po i shton ato, nuk po i largon shërbimet publike prej qytetarëve, përkundrazi po i ofron tek ata. Kësisoj duhet të shihen veprimet tona në veri të vendit”, shtoi Kurti./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews