Haradinaj: Kur flet Kurti për korrupsion vjen shprehja “të vret natën e të vajton ditën”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti prej se ka ardhur në pushtet ka vjedhur popullin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti me Ridvan Muharremin kanë vjedhur bukën e Kosovës në kohë krizash teksa për Nagip Krasniqin tha se ka vjedhur rrymën.

“Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera, vjen në shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës. Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin, e Nagipin dhe Martinin që ndërmjetësuan në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se kontratat e ashtuquajtura të klasifikuara sipas tij po rrezikojnë sigurinë e njerëzve, shkruan Telegram News.

“U mashtruan se kontratat e klasifikuara mbesin përgjithmonë të klasifikuara dhe u “flliqën” deri në atë masë sa blerjet e tyre rrezikojnë sigurinë e njerëzve të Kosovës. Asgjë nuk do të ndal deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndal konfrontimin e hajnive të tyre me qytetarin e Kosovës. E shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupsionit do të fillojë e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”, tha Haradinaj. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews