Rrustemi: Presidentja ka më shumë se një muaj për konsultimin e datës së zgjedhjeve

Deputeti i VV-së Adnan Rrustemi në një konferencë për media thotë se presidentja Vjosa Osmani do të vazhdojë konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Në bazë të ligjit për zgjedhje presidentja konsulton partitë politike, dhe i përket partive politike të përcaktojnë përfaqësuesin e tyre për të shprehur qëndrimin në këto takime”, deklaroi ai.

Rrustemi theksoi se presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’u konsultuar për këtë çështje.

“Konsultimet do të vazhdojnë sepse ka afat ende në këtë drejtim, kam qenë për një kohë të gjatë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, presidentja ka më shumë se një muaj në dispozicion për t’i zhvilluar konsultimet deri në caktimin e datave të zgjedhjeve e cila natyrisht nuk duhet të jetë më vonë se katër muaj, para se datës së caktuar e cila mund të jetë natyrisht me katër datat e paralajmëruar tashmë”, u shpreh ai.

Deputeti foli edhe për mundësinë e datave të zgjedhjeve.

“Rregullimi kushtetues ka përcaktuar 60 ose 30 ditë më herët para përfundimit të mandatit, që nënkupton prej 26 janarit deri me 16 shkurt janë datat e mundshme për t’u caktuar si datë e zgjedhjeve”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews