Ukimeraj: Terapitë e reja të kancerit me efekte pozitive, ka nevojë edhe për disa të tjera

Edhe Kosova bën pjesë në trendin botëror për rritjen e numrit të sëmundjeve hematologjike malinje dhe jomalinje.

Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë Afërdita Ukimeraj, tregoi që janë edhe moshat e reja, ato që bëjnë pjesë në këtë numër.

Ndër të tjera, Ukimeraj ndonëse tha që ka nevojë për t’u bërë më shumë punë në këtë klinikë, ajo theksoi gjithashtu se është bërë përparim i dukshëm në futjen e barnave të reja, veçmas në Klinikën e Onkologjisë.

“Terapitë e reja për trajtimin e sëmundjeve të kancerit kanë rezultuar shumë pozitive. Është bërë përparim në futjen e barnave të reja në Listën e Barnave Esenciale. Por, natyrisht, duke parë efektin pozitiv të tyre, ka nevojë që të futen edhe disa terapi të tjera që ndikojnë pozitivisht tek pacientët”, ka thënë Ukimeraj.

Ukimeraj ka thënë se në këtë kontekst, Kosova ka bërë përparim për t’u afruar me vendet e rajonit sa i përket terapive të reja, megjithëse ka nevojë që ende të përmirësohet.

Ukimeraj përmendi se edhe ndërtimi për Klinikën e Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë, është duke shkuar shumë mirë dhe se është duke u punuar mjaftueshëm në këtë aspekt e që do të sjellë shumë të mira, si një ndër projektet më të rëndësishme të shëndetësisë.

Tutje e para e Klinikës së Hematologjisë, u bëri thirrje qytetarëve për sa më shumë kujdes në stilin e jetesës por edhe vizita mjekësore më të shpeshta, në mënyrë që të ketë zbulim të hershëm e më pak raste.

Shiko intervistwn nga minuta e 16:45 sekonda:

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews