Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar renovimet e Klinikës së Urologjisë në QKUK.
Aty është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që nuk ka lidhje kjo me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti.
Veprimet e Qeverisë Kurti shpeshherë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.