Abdixhiku tregon “një korridor të ri turizmi” që po ndërtohet në Istog: Për këso projekte ka nevojë vendi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për punët që po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga kryetari Ilir Ferati.

Abdixhiku ka shpërndarë një video nga këto punime, ku mes tjerash ka thënë se atje po ndërtohet një rrugë e re prej afro 20 kilometrash, të cilën ai e ka quajtur “koridor të ri turizmi”.

“Mirëmëngjesi nga Istogu! Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi!”, tha Abdixhiku.

Sipas të parit të LDK-së, Kosova ka nevojë për projekte e politika të tilla.

“Për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë!”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews