Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, i cili ishte plagosur aksidentalisht nga një polic në Istog.
Rastin për TelegramNews, e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha ai.
Më 16 korrik një zyrtarë policor kishte qëlluar aksidentalisht me armë në drejtim të të miturit.