Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe me Komunën e Istogut.
Përmes një njoftimi në Facebook, Aliu bëri të ditur se qëllimi i tij është që ti përmbush nevojat urgjente për qytetarët.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut.
Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri. /TelegramNews/