Ka vdekur 40-vjeçari i cili ishte plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Derisa reagim për rastin pati edhe nga ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Bahtiri bëri të ditur se në drejtim të 40-vjeçarit janë shkrepur 6 plumba.
“Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira. Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës”, ka shkruar Bahtiri./TelegramNews./