Krivaqa: Nuk kam pasë xhelozi ndaj djalit të dajës, s’di si është involvu ai si dëshmitarë

Unë nuk kam pasë xhelozi ndaj djalit të dajës, as nuk e di qysh është involvu ai si dëshmitarë. Kështu deklaroi i akuzuari për vrasjen e Marigonës, Dardan Krivaqa në foltoren e Gjykatës Themelore në Ferizaj ku po mbahet seanca gjyqësore.

Krivaqa hodhi poshtë pretendimet e “xhelozisë” ndaj djalit të dajës së tij, raporton Telegramnews.com

“Unë nuk kam pasë xhelozi ndaj djalit të dajës, as nuk e di qysh është involvu ai si dëshmitarë. Gjatë seancave, gjatë bisedave me avokatin e kaluar e kam kuptu që është dëshmitarë, nuk kam pasë problem ose diçka me të. Jam quditë edhe vet kur e kam pa atë këtu. Unë dhe Marigona kemi pasë  plan me u martu në shtator, ka tetori ose nëntori kemi pasë plan me shku me jetu diku në Francë. Kemi bë plane edhe me pasë fëmijë që për me i përfitu letrat sa më shpjetë se shumë shqiptarë shkojnë atje bëjnë fëmijë dhe bëhen letrat”, tha ai.

Derisa sa i përket shkopit me të cilin Krivaqa akuzohet se e ka goditur të ndjeren, ai tha se shkopi ka qenë i vendosur aty gjatë kohës kur i akuzuari jetonte me nënën e tij, pasi e njëjta siç tha Krivaqa e kishte lënë shkopin për ndonjë rast me goditë dikend.

“Shkopi të cilin e përmendët është shumë më herët, se o konë i vendosur se nana ka jetu më herët edhe e ka lonë që nëse vjen dikush për naj rast me goditë, por unë nuk e kam përdorë asnjëherë për me godit të ndjerën”.

Kurse për të akuzuarin tjetër Arbër Sejdiun, Krivaqa tha se “Arbri nuk ka ndodhë që me godit të ndjerën, nuk e ka pas të drejtën as ai as kërkush tjetër me godit partneren teme. Arbri s’ka qenë në rrjedha se çka ka ndodhë, shumë pak ka ditë ose hiq”./Telegramnews.com./

Krivaqa: Mëngjeset me Marigonën i kemi nisë me tableta dhe marihuanë, kemi vazhdu me kokainë e alkool

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews