Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi pas zbulimit dhe sekuestrimit sot të dy kamerave të kamufluara në dy lokacione, si dhe pajisjeve të tjera ndihmëse të komunikimit.
Sveçla njoftoi se këto pajisje ishin përdorur nga institucionet e Serbisë për monitorimin e lëvizjeve të qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare që operojnë në vend.
Ai theksoi se koha e kontrollit të veriut të Kosovës nga strukturat kriminale dhe terroriste të Serbisë ka përfunduar. Ministri shtoi se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në Republikën e Kosovës, siç ndodh në çdo vend të tjetër.