Sveçla: Grupe ekstremistësh të maskuar në sy të Serbisë po legjitimojnë udhëtarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se një familje e cila po udhëtonte për në Gjermani është kthyer mbrapa me forcë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se grupe ekstremistësh të maskuar brenda syve të Serbisë kanë legjitimuar udhëtarët.

“Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët. Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri tha se ky veprim nga ana e Serbisë e bën atë bashkë fajtore.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne”, ka shtuar Sveçla.

Sveçla lajmëroi se pika kufitare në Bërnjak është mbyllur deri në stabilizim.

“Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shtoi ministri. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews