Hapen për qarkullim pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se janë hapur pikat kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Ky vendim, sipas postimit të Sveçlës në Facebook, ka ardhur pas njoftimeve se bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar janë larguar dhe se tashmë nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim.

Postimi i plotë:

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.
Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.” /Telegram News/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews