FC Suhareka përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Lorik Boshnjaku.
Boshnjaku tek Suhareka vjen pas një aventure me Vllazninë në Shqipëri, teksa me suharekasit ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Njoftimi i plotë i Suharekës (pa ndërhyrje):
“𝗟𝗢𝗥𝗜𝗞 𝗕𝗢𝗦𝗛𝗡𝗝𝗔𝗞𝗨 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗺𝗲 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
Ju prezantojmë transferimin e ri dhe të parin për këtë merkato mesfushorin Lorik Boshnjaku i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 3-vjeçare. Pas një eksperience në Shqipëri tek Vllaznia Boshnjaku rikthehet në futbollin Kosovar ku më parë ishte pjesë e Prishtinë për vite të tëra.
Prezantimi i futbollistit është bërë në ambientet e BSR Group në pronësinë e aksionarit tonë të klubit z.Shaqir Rrahmanaj gjithashtu në prezantim të futbollistit ishte i pranishëm presidenti i klubit tonë z.Rrustem Aliaj, z.Jetmir Bytyqi dhe drejtori menagjerial z.Bajram Sherifi që udhëtuan drejt Zvicrrës për të nënshkruar kontratën.
Ditëve në vijim do bëhet prezantimi në fanellat e FC SUHAREKA.
𝗩𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺𝗶, 𝗮𝘀𝗴𝗷𝗲̈ 𝘀𝗸𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝘂𝗮𝗿……💣💣”, thuhej në njoftimin e Suharekës.