Suhareka ka fituar garën me Dritën dhe Prishtinën për t’i siguruar shërbimet e Endrit Krasniqit.
Zgjedhja ka qenë shumë e thjeshtë, jo për traditën ose lavdinë e klubit, por për ofertën larg më të mirë të suharekasve se sa të Dritës.
Mesfushori ofensivë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Suharekën ku tani është bërë lojtari më i paguar në futbollin kosovar.
Olle mëson se paga e Krasniqit është rreth 13 mijë euro në muaj apo rreth 150 mijë euro në vit gjë që e bënë atë futbollistin më të paguar në vend.
Drita ishte interesuar për afrimin e lojtarit, por gjilanasit nuk ishin në gjendje të rivalizonin Suharekën me ofertë.
Kësisoj Krasniqi rikthehet në futbollin kosovar pas më shumë se një viti dhe do të kërkojë që ta dërgoj Suharekën në garat evropiane.