Çmim për javën e dytë në Albi Mall Superligë si futbollisti më i mirë i javës i ka takuar Mevlan Zeka, lojtarit të FC Suhareka.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Nail Kodraliu dhe Agim Xhakolli.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dytë t’i takojë Zekës, i cili realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Albi Mall Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3:1).
Pasi mori këtë çmim, Mevlani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Ndryshe, Suhareka arriti të sigurojë tri pikët e para në historinë e tyre në Superligë