Suhareka, nën drejtimin e Shpëtim Duros, vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës, duke kryesuar tabelën me një performancë të jashtëzakonshme.
Mevlan Zeka ka qenë në formë të shkëlqyer, duke shënuar 5 nga 9 golat e skuadrës, ndërsa mbrojtja ka pranuar vetëm 4 gola.
Javën e ardhshme, Suhareka do të udhëtojë për t’u përballur me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ekipi i promovuar këtë edicion në Superligë nuk ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri tani këtë edicion, përballjen ndaj Dritës në shtëpi.