Tifozët e Ferizajt, Ujqit kanë dalë me një sqarim para pak çasteve në rrjetet sociale.
‘Ujqit’ kanë sqaruar se mesazhi i tyre në ndeshjen ndaj Llapit nuk ka të bëjë me kryesinë e klubit, por me futbollistët.
Kryesia e Ferizajit njihet si një nga kryesitë më të organizuara në vend, megjithatë kjo nuk po mjafton që futbollistët të arrijnë suksesin në fushë.
Përkundër se po luajnë mirë dhe po krijojnë raste shënimi, Ferizaj në gjashtë ndeshje nuk ka arritur më shumë se katër pikë.
Postimi i plotë nga Ujqit:
Reagim me shkas nga UJQIT
Sot, gjatë ditës ka qarkulluar një dezinformatë nga disa media kinse UJQIT kanë kërkuar largimin e kryesisë së FC Ferizaj.
Sllogani ynë i shfaqur në ndeshjen ndaj Llapit “Nëse s’keni ndjenja për klub e për qytet, largonu prej klubit”, nuk i ishte drejtuar kryesisë, por LOJTARËVE.
Ne besojmë fuqishëm se po bëhen punë të mira në udhëheqjen e klubit, e që nuk po kthehet njëjtë në fushën e lojës nga lojtarët.
UJQIT do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e klubit, por reagimet tona nuk duhet të keqkuptohen apo të tentohet qëllimshëm t’i jepet kuptim tjetër.
Vazhdojmë me paraqitjet tona, UJQIT, familja e madhe bardh e kaltër