Pas largimit nga Ballkani, mesfushori Nazmi Gripshi tani është bërë me ekip të ri dhe nga sezoni i ardhshëm ai do të luajë tek Astana në Kazakistan.
Sipas njoftimit që ka bërë vet klubi në rrjetet sociale, Gripshi do të jetë pjesë e tyre për dy sezonet e ardhshme.
“Klubi i futbollit Astana ka nënshkruar kontratë me mesfushorin shqiptar Nazmi Gripshi. Gripshi është shtetas i Shqipërisë. 26-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij tek Ballkani, me të cilët u paraqit në Ligën e Konferencës në sezonin 2023/2024.
Ai luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, ndërsa mund të luajë edhe si sulmues i djathtë apo i majtë. Nazmia ka shënuar 31 gola me Ballkanin dhe ka bërë 25 asistime. Tek Skënderbeu ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 14 asistime.
Kontrata me mesfushorin shqiptar u nënshkrua për dy vite”, thuhej në komunikatën zyrtare të Astanas.