Nazmi Gripshi po vazhdon me formë të shkëlqyer te Astana, ku sot ka gjetur golin edhe në Ligën e Konferencës.
Ky është goli i dytë në po aq ndeshje të luajtura për mesfushorin shqiptar i cili këtë afat kalimtar kaloi në Kazakistan.
Gripshi realizoi në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku Astana e Kazakistanit barazoi 1-1 në udhëtim te Milsami i Moldavisë.
Gripshi shënoi në minutën e 57-të nga afërsia me një goditje akrobatike për 1-0, ndërsa u zëvendësua katër minuta para fundit.
View this post on Instagram
Vendësit golin e barazimit e shënuan në minutën e 90-të për ta lënë ndeshjen e hapur.