Drita është nikoqire e Legia Varashavës në kuadër të ndeshjes së kthimit të Play Off-it të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit pësuan humbje në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, ku luajtën 60 minuta me një futbollist më pak pasi Hasan Gomda u ndëshkua me karton të kuq.
Mbrojtësi afrikan do të jetë një mungesë e madhe e gjilanasve për takimin e kthimit.
Megjithatë përveç Gomdas te Drita është edhe një tjetër mungesë e madhe.
Mesfushori, Albert Dabiqaj nuk do të ketë drejtë loje.
Dabiqaj ka marrë tre kartonë të verdhë deri më tani dhe është i supsenduar për këtë sfidë.
Një mungesë jashtëzakonisht e madhe për trajnerin Zekirija Ramadani, megjithatë te Drita janë të vendosur për përmbysje.