Superliga e Kosovës vazhdon sot ndeshjet e saj në kuadër të xhiros së gjashtë me dy ndeshje tejet interesante.
Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Dritës dhe Ballkanit e cila zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Drita në këtë ndeshje, vije pas fitores në mesjavë ndaj Malishevës, derisa Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Prishtinës.
Të dy skuadrat janë ndër pretendentët kryesor për titull kampioni të sivjetë, andaj edhe përballja pritet të jetë tejet interesante.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00.
Nga ana tjetër, Malisheva do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin “Liman Gegaj” në ndeshjet e cila nis nga ora 15:00.
Malishevasit kërkojnë t’i rikthehen fitoreve pas humbjes së parë këtë edicion ndaj Dritës, derisa nga ana tjetër, Gjilani kërkon rezultate positive pas një nisme jo të mirë të kampionatit.