Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin ndaj Ballkanit.
Mysafirët, rastin e parë serioz në këtë sfidë e patën me Sunday Adetunjin në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë Ballkani mori një goditje të rëndë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bernard Karricës.
Drita e shfrytëzoi mirë avantazhin numerik në fushë duke arritur që eventualisht të shënojnë golin që iu dha tri pikë.
Albert Dabiqaj ishte heroi i Dritës në këtë takim pasi shënoi me kokë, kur pranoi një harkim të bukur nga Egzon Bejtullahi.
Pas javës gjashtë Drita tashmë ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara, derisa Ballkani bie në pozitën e tretë me 10 pikë.