Ish-futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të madhe të dielën për ekipin nga Kazakistani Astana.
Ai shënoi një gol në fitoren e Astanas ndaj Turanit.
Gripshi u inkuadrua në fushë në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores 2:1 e shënoi në minutën e 91-të, në ndeshjen që i takoi javës së 16-të të elitës së futbollit të Kazakistanit. Ai realizoi nga penalltia.
Për Gripshin është goli i tretë i realizuar në katër ndeshje të zhvilluara me fanellën e Astanas. Gripshi iu bashkua Astanas si lojtar i lirë.
Së fundi ishte pjesë e Ballkanit. Me suharekasit, Gripshi fitoi tre tituj të kampionit, një Kupës dhe një Superkupë. Ishte prej më të mirëve në Kosovë. Tani po i dëshmon vlerat e tij edhe në kampionatin elitar të Kazakistanit.