Zbulon Prokuroria: Naser Hafizi ka shtetësi të Serbisë, disa herë hynte e dilte nga Kosova brenda dite

Udhëheqësi i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, në Ministrinë e Infrastrukturës, është zbuluar se ka shtetësi të Serbisë.

Në kërkesën e Prokurorisë Speciale të cilën e posedon Albanian Post drejtuar Gjykatës Themelore ku kërkohet paraburgim për Hafizin, i cili është prangosur nga policia si i dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave”, potencohet se zyrtari i lartë i MMPHI-së disa here ka hyrë e ka dalë nga Kosova brenda një dite nga pikë kalimi kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në disa raste ka kaluar edhe në këmbë kufirin në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku dyshohet se ka në pronësi shtëpi, ekziston rreziku që po të lihet i lirë, do të arratiset nga Kosova në ndonjë vend tjetër, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e cila do ta vështirësonte zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Dy zyrtarët e lartë të MMPHI-së u prangosën pas raportimeve gjashtë mujore rreth keqpërdorimeve dhe vjedhjeve multimilonëshe me borxhin e ambalazhuesve te ujit nga ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Liburn Aliu së bashku me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, u kuptua se kishin shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Marrë shkasë këtë raportim, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi disa mujor, organizuan një aksion e cila rezultoi me arrestimin e sekretarit të kësaj ministrie, Izedin Bytyqit, e shpalljes në kërkim të Naser Hafizit.

Izedin Bytyqi sipas Prokurorisë Speciale dyshohej se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kurse i dyshuari tjetër, Naser Hafizi, dyshohej se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Një revole e tipit MAUSER-WERKR me dy karikator me nga shtatë fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër fishekë 9 mm. 34 fletë dokumente të ndryshme. Tre telefona, një IPhone 15 ProMax, një IPhone 12 ProMax, një IPhone 11 ProMax Shtatëmbëdhjetë (17) USB. Tre (3) llaptop HP. Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews