Fshehën para nën ulëse të veturës, Policia sekuestron 75 mijë euro në Merdare

Policia Kufitare ka kapur para të pa deklaruara në vlerën prej 75 mijë euro në një veturëgjatë daljes nga Kosova në Merdare.

Në njoftimin në Facebook bëhet e ditur se fillimisht gjatë kontrollit të tre personave që ishin në veturë janë gjetur nga 10 mijë euro tek secili ndërsa në kontrollin e detajuar janë gjetur edhe 45 mijë euro të fshehura nën ulësen e veturës.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq paratë e padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews