Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit, Faton Hajrizi është likuiduar.
Sipas mediave serbe vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.
“Hajrizi u përpoq të kalonte Drinan dhe të arratisej për në Bosnje dhe Hercegovinë, por ai nuk ia doli, kështu që u fsheh në një kompleks fabrike të braktisur, ku emigrantët nga Presheva janë fshehur prej vitesh, duke pritur një “lidhje” për të shpëtuar përtej Drinës”, thuhet tutje.