Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt për shkelje të rëndë disiplinore.
Komandanti dhe disa policë të tjerë dyshohen se janë përfshirë në ngushëllime për familjen e Faton Hajrizit, një person që kishte ikur nga Qendra Korrektuese dhe ishte vrarë nga policia serbe.
IPK po zhvillon hetime për “sjellje të rëndë diskredituese” dhe do të ndërmarrë veprime të tjera në përputhje me ligjin.